Vendet baltike nuk pranojnë ofertën e BE-së për emigrantët

399
Kryeministri estonez, Taavi Roivas, duke mbrojtur idenë e tij se kuotat e emigrantëve të shpallura nga Komisioni Evropian bazohen në përllogaritje të pabaza, ka deklaruar se nuk e pranojnë këtë vendim.
Vendet baltike kanë reaguar ndaj vendimit të KE-së, ku në planin e tij parashikon që 40 mijë emigrantët që kanë mbërritur në Itali dhe Greqi të ndahen mes vendeve të BE-së brenda dy viteve të ardhshme.
Kryeministri estonez, Taavi Roivas, ka pohuar se: “Numri i refugjatëve të njoftuar, bazohet në përllogaritje të pabaza. Estonia nuk do të mbetet një spektator ndaj krizës së Mesdheut, ne duam të ndihmojmë. Por numrin e kuotave duhet ta përcaktojnë çdo vend i BE-së”.
Ndërsa kryeministri i Lituanisë, Algirdas Butkevicius duke vënë në dukje se nuk do të mund të pranojnë kuotat e emigracionit siç është përshkruar tashmë u shpreh se: “Në lidhje me çështjen kemi biseduar me qeverinë. Mund të marrim afërsisht 40 emigrantë”.
Sipas Artis Pabriks, deputetit letonez në Parlamentin Evropian, Letonisë po i bëhet një padrejtësi e madhe.
Pabriks i cili ka theksuar se ndaj Polonisë e cila ka një popullsi prej 40 milionë banorësh i ka rënë si pjesë 1064 emigrantë, ndërsa numri 737 emigrantë i propozuar për Letoninë është shumë i tepërt.
Komisioni Europian kishte kërkuar që Estonia të marrë 1064 emigrantë, ndërsa Letonia 737 dhe Lituania 710 emigrantë.
Sigal