Vëllai Salah Abdeslam: Nuk ishte i radikalizuar, e kanë manipuluar

524
Flet për median italiane RaiNews 24 vëllai i Salah Abdeslam, terroristit të kërkuar si një nga autorët e atentateve të Parist më 13 nëntor.
“Siç kam deklaruar dhe për mediat e tjera, i kërkoj tim vëllai të dorëzohet. Kam dhe kemi shumë shpresë se ai do të dorëzohet, dhe pse ka shumë frikë. Vëllai im nuk ishte i radikalizuar por është manipuluar. Nuk di në c’mënyrë është manipuluar, prandaj dhe kërkojmë që ai të dorëzohet e të përgjigjet për këtë. Nuk kemi parë tek ai asnjë formë radikalizimi. Për ne është manipuluar.”
Përsa i përket informacioneve të shpërndara së fundmi në mediat franceze se Salah Abdeslam ka komunikuar me familjen, vëllai i tij thotë se “Salah nuk na ka kontaktuar e informacionet që qarkullojnë se ai më dërgon mesazhe e ka vendosur lidhje me ne, janë informacione që duhet te merren me shumë kujdes para se përahpen nëpër media.”
Në lidhje me gjestin e fundit të flijimit duke u hedhur në erë të vëllait tjetër Ibrahim, ai thotë se “Ibrahim ishte një person që influencohej shpejt, e për fat të keq nuk mundi të marr vendimin e duhur në minutën e fundit e të ndalonte aktin e tij, gjë që mundi ta bëj Salah.”
Sigal