Vdesin 8 persona dhe plagosen 4, nga flakët në një apartament në Paris

449
PARIS-Tetë të vdekur dhe 4 të plagosur,ky është bilanci tragjik i flakëve masive,të cilat përfshinë një ndërtesë 5 katëshe gjatë natës në një nga lagjet e kryeqytetit francez Parisit. Nga raportimet e para, mësohet se midis të vdekurve janë dhe 2 fëmijë.
Mediat vendase bëjnë me dije se 2 prej personave të cilët ndodheshin në godinë u hodhën nga dritarja për ti shpëtuar flakëve, duke gjetur edhe vdekjen. Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende shkaqet e zjarrit, i cili shpërtheu në katin e parë dhe u përhap në të gjithë ndërtesën.
Rreth 100 forca zjarrëfikëseje u angazhuan menjëherë në vendngjarje për të bërë shuarjen e flakëve dhe evakuimin e të mbijetuarve.Ndërkaq kryetarja e bashkisë së Parisit Anna Hidalgo, u shpreh se ky ishte një nga incidentet më të rënda të ndodhura në kryeqytetin francez gjatë 10 vjeçarit të fundit. 
Sigal