Vdes papritur në Londër sheiku arab

617
Sigal

Një sheik i Emirateve të Bashkuara Arabe është ndarë papritur nga jeta, në Londër.

Sheiku Khalid bin Sultan Al Qasimi ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare, ndëras nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Sheiku Khalid bin Sultan Al Qasimi ishte i biri i Sheikh Dr Sulltan bin Muhammed Al Qasimi, i cili sundon qytetin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ngjarja e rëndë ka tronditur vendin, ndërsa flamujt në vend janë urdhëruar të ulen me gjysmë shtize, gjatë tri ditëve të zisë.

Princi ngriti etiketën Qasimi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2008 dhe dyqani i tij kryesor në Mbretërinë e Bashkuar është në Soho.