Vdes në qeli bosi 83-vjeçar i mafias italiane

78

Bosi italian i mafias, Bernardo Provenzano ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në spitalin e burgut ku vuante dënimin për një sërë vrasjesh. 83-vjeçari i quajtur ndryshe ‘Traktori” për shkak të trajtimit çnjerëzor që i bënte njerëzve, u arrestua në vitin 2006 pas 43 viteve në arrati. Ai vuante nga kanceri në fshikëz prej dy vitesh në spitalin e burgut. Kjo i kishte shtyrë autoritetet që të pezullonin shumë shpesh negociatat me të për zbardhjen e shumë ngjarjeve ende enigmë, raportojnë mediat Italiane. Por pavarësisht kësaj ai kishte refuzuar gjithmonë një bashkëpunim me drejtësinë. Provenzano mori drejtimin e mafias Siçiliane në vitin 1993 pas arrestimit të ish-bossit Salvatore Totot Riina. Provenzano ishte i akuzuar për shumë vrasje gjatë gjithë jetës së tij duke përfshirë edhe atë të gjyqtarëve anti-mafia Giovanni Falcone dhePaolo Borsellino.