Vdes në moshën 56-vjeçare ish-presidenti i Salvadorit, Francisco Flores

520
Ish-presidenti i Salvadorit, Francisco Flores, vdiq në moshën 56-vjeçare, njoftoi sot partia e tij. “Salvadori humbi një nga liderët e tij më të mirë”, deklaroi Jorge Valedo, shefi i Aleancës së djathtë Kombëtare Republikane (ARENA), së cilës Flores i përkiste.
Sigal

“Është një moment trishtimi për familjen e tij dhe për vendin tonë”, shkruan Valedo në median sociale. Një javë më parë, Flores u dërgua në spital pas një ataku kardiak dhe më vonë ra në koma. President i Salvadorit gjatë viteve 1999-2004, ai ishte në arrest shtëpie me akuzën për korrupsion.