Vdekja e trafikantit botëror Pablo Escobar, rrëfehet djali: Ja e vërteta e vdekjes së tij

474
Djali i trafikantit më të madh në botë, Pablo Escobar, ka folur për vdekjen e të atit, duke treguar gjithçka për këshillat e tij të mençura, për sakrificat ndaj familjes, e për më tepër për mënyrën se si vdiq. Sebastian Marroquin ka thënë se ka jetuar në një shtëpi përrallash, në një pallat mbretëror, me hapësira të pafundme, ku kishte dhe kopsht zoologjik. Por, ai ka deklaruar se jetonte çdo ditë të jetës me frikë. Ai ka thënë për mediat italiane se mund të kthehej në Pablon numër dy, por mori vendimin të vazhdonte arkitekturën dhe tani është arkitekt, disenjator dhe shkrimtar. Ndërsa, ka treguar dhe sakrificat e trafikantit për familjen, duke thënë se ai dogji 2 milionë dollarë gjatë një udhëtimi për të ndezur një zjarr që të ngroheshin familjarët e tij. Ndërsa, ka shtuar se babai i tij nuk është vrarë nga policia. “Babai më ka thënë se ata nuk do ta vrisnin kurrë. Nëse kishte 15 plumba, 14 ishin për policët, por një ishte për të. Babai im ka vrarë veten përpara se ta kapnin ata. Ai më ka këshilluar gjithnjë të mos bëhem si ai, të jem një njeri i edukuar e të qëndroj larg drogës. Një herë ai i kërcënoi të gjithë punëtorët se do t’i vriste në moment nëse guxonin të tymosnin marijuanë në sy të fëmijëve të tij”, ka thënë djali i trafikantit të njohur botëror.
Sigal