Vdekja e gazetarit, Trump: Mbulimi më i keq i një vrasje ndonjëherë në histori

471
Sigal

Presidenti i SHBA Donald Trump e ka konsideruar përgjigjen e Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi si “mbulimin më të keq ndonjëherë” të një vrasje.

Ai shtoi se kushdo që ka organizuar komplotin “do jetë në telashe të madhe”.

“Ata kishin një koncept shumë të keq. Vrasja ishte kryer aq keq saqë ishte mbulimi më i keq në historinë e vrasjeve,”-tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. “Kushdo që mendoi idenë, është në telashe të mëdha. Duhet të jetë në telashe të mëdha.”

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha, pak kohë më pas, se SHBA “do të dënojë përgjegjësit” dhe se po revokon vizat e 21 të dyshuarve të identifikuar.

SHBA është përballur me presionin për të ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj Arabisë Saudite, që e ka një aleat kyç.

Pjesë të trupit të gazetarit të vrarë brenda konsullatës arabe në Stamboll, u gjetën të martën (23 tetor) në kopshtin e shtëpisë së konsullit.

Ai u zhduk më 2 tetor pasi hyri në Konsullatë dhe që nga ajo kohë Mbretëria Saudite ka dhënë versione të ndryshme. Fillimisht thanë se Khashoggi  ishte larguar nga konsullata, ndërsa pak ditë më para lajmëroi se gazetari ishte vrarë gjatë një përplasje fizike.