Vdekja e 36-vjeçarit shqiptar në burgun grek/ Familjari ngre dyshimet: Mund ta kenë vrarë

583
Sigal

Një ngjarje e rëndë u raportua sot në mediat greke, ku një 36-vjeçar u gjet i pajetë në burgun e Agias në Hania të Greqisë.

Sipas mediave helene, 36-vjeçari shqiptar u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm. Referuar të njëjtave burime, mbi trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, mirëpo shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet helene.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe një familjar i viktimës, i cili ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku hedh dyshime të fota mbi atë që ka ndodhur me kushëririn e tij.

Ai shprehet se viktima quhet Sajmir Gjeloshi, ndërsa tregon se kushëriri i tij kishte patur probleme me policët e burgut, të cilat ja kishte shprehur disa herë kur kishin komunikuar bashkë.

Kushëriri i viktimës dyshon se Sajmirin mund ta kenë vrarë. Sipas tij, biseda e fundit që ka zhvilluar me 36-vjeçarin ka qenë para 4 ditësh ku i kishte thënë se e kishin marrë inat në burg.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq. Me ka vdek djali i axhs ne nje burg ne greqi. Besohet se e kane vrare pasi ka pas probleme me polict e burgut. Kam fol para 4 ditsh me ta dhe me ka than me kan marr inad kta te burgut. As ambasada ska informacion mbi ngjarjen. Shume her ai me ka shpreh se ka probleme ne burg.”
Ndërkohë mediat greke raportojnë se trupi i pajetë viktimës është transportuar drejt spitalit të Hanias, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.