Së paku 29 persona kanë humbur jetën dhe 1.006 kanë mbetur të plagosur, sipas agjencive të ndihmave.
Autoritetet thanë se tërmeti kishte një magnitudë prej 7.3 ballë. Tronditje me magnitudë 5-6 goditën me sekuenca Nepalin rreth 10 minuta pas tërmetit të parë.
Një tërmet më 25 prill, i përqendruar në lindje të Nepalit, pati një magnitudë prej 7.8.
Tërmeti i fundit u ndje deri në kryeqytetin indian Delhi, si dhe Daka, kryeqyteti i Bangladeshit.
Dridhjet e forta u ndjenë në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, që u dëmtua rëndë në tërmetin e muajit të kaluar.
Raportohet se njerëzit nxituan të dalin nga ndërtesat në Katmandu, teksa tërmeti goditi në 12:35 sipas kohës lokale.
Epiqendra e tërmetit të fundit ishte 83km (52 milje) në lindje të Katmandu, në një zonë rurale pranë kufirit kinez. Ajo goditi në një thellësi prej 18.5km (11,5 milje), sipas autoriteteve.