Vatra masive zjarri në Toskana, dhjetëra të evakuuar

525
Sigal

jë vatër gjigante zjarri është identifikuar dje në mbrëmje në rajonin e Pizës (Toskana), në veri të Italisë, duke çuar në evakuimin e qindra personave si masë paraprake, njoftuan mediat italiane.

Zjarri u identifikua dje në mbrëmje në rajonin e njohur për pyjet masive të Monte Serras.

Intensiteti i erës ka përhapur vatrat e zjarrit duke kërcënuar lokalitetet Calci, Montemagno, San Lorenzo dhe Torren.

Pamjet e transmetuara gjatë mbrëmjes në televizionet italiane shfaqnin vatra gjigante zjarri që po përparonin me shpejtësi të madhe, duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pyje.

Kryetari i komunës, Massimiliano Ghimenti me anë të një postimi në Facebook bënte me dije për vatra masive zjarri në Calci. Qëndrat më të afërta të banimit me zonën e përfshirë nga zjarri janë kontaktuar.

Më vonë, ai sqaroi se rreth 500 persona ishin evakuar si masë paraprake për parandalimin e katastrofave njerëzore në komunën e tij si dhe në San Lorenzo dhe la Torre.