Varoufakis: 6 arsye për të votuar “Jo” në referendum

472
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, pak momente pasi Eurozona njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e bisedimeve, Ministri grek i Financave, Yannis Varoufakis u ka bërë thirrje grekëve që në referendumin e së dielës të votojnë kundër kushteve të vendosura nga kreditorët. Varoufakis ka publikuar 6 arsye përse duhet votuar kundër këtyre kushteve.
“Negociatat kanë ngecur për shkak se kreditorët e Greqisë (a) refuzuan të reduktojnë borxhin tonë publik të pashlyeshëm dhe (b) në vend të kësaj kërkuan që ai të paguhet “parametrikisht” nga shtresat më të dobëta të shoqërisë sonë, nga fëmijët dhe nipërit e tyre.
FMN-ja, Shtetet e Bashkuara, shumë qeveri të tjera përreth globit dhe shumë ekonomistë të pavarur mendojnë, sikurse ne, që borxhi duhet ristrukturuar.
Eurogrupi më parë (nëntor 2012) ofroi mundësinë që borxhi të ristrukturohej, por tani po refuzon një opsion të tillë.
Që nga njoftimi për referendumin, Europa zyrtare ka dhënë sinjale se është e gatshme të diskutojë ristrukturimin. Këto sinjale tregojnë se vetë zyrtarët europianë do të votonin “jo” për ofertën e tyre të fundit.
Greqia do të qëndrojë në euro. Depozitat në bankat greke janë të sigurta. Kreditorët kanë zgjedhur strategjinë e shantazhit, bazuar në mbylljen e bankave. Ndryshimet e fundit janë pasojë e kësaj strategjie dhe jo për shkak të qëndrimit të qeverisë greke në negociata, apo për shkak se dikush mendon për “Grexit” dhe zhvlerësimin. Vendi i Greqisë në Eurozonë dhe në Bashkimin Evropian është i panegociueshëm.
E ardhmja kërkon një Greqi krenare brenda Eurozonës dhe në zemër të Europës. Kjo e ardhme kërkon që grekët të thonë një “JO” të madhe ditën e diel, që ne të qëndrojmë në zonën Euro me pushtetin që do të na japë kjo “JO”, që të rinegociojmë borxhin publik, sikurse shpërndarjen e barrës mes atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë”, shkruan Yannis Varoufakis..
Sigal