Valë shpërthimesh në Sri Lanka, 290 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur

443
Sigal

Numri i të vdekurve në Sri Lanka është rritur në 290 pasi një valë shpërthimesh goditën kishat dhe hotelet luksoze në të gjithë vendin të dielën e Pashkëve në 21 prill.

Policia tha se 24 persona janë arrestuar, por ende nuk dihet se kush i ka kryer sulmet.

Rreth 500 persona janë të plagosur dhe dhjetëra të huaj janë në mesin e të vdekurve.
Vendi është në shok pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve. Kjo është dhuna më vdekjeprurëse që nga përfundimi i luftës civile në vitin 2009.

Të dielën Kryeministri i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe tha se shërbimet e sigurisë kishin qenë “të vetëdijshëm për informacionin” e sulmeve të mundshme, por informacioni nuk ishte zbatuar.