Vala e refugjatëve, Hungaria mbyll kufirin dhe me Kroacinë

453
Hungaria ka mbyllur kufirin e saj me Kroacinë, në një përpjekje për të ndaluar fluksin e emigrantëve përmes vendit në Europën Perëndimore. Ndërkaq, vetë Kroacia bën të ditur se do t’i drejtojë emigrantët menjëherë drejt Sllovenisë
Hungaria ka qënë vendi kryesor tranzit për emigrantët, disa prej të cilëve janë përpjekur të vazhdojnë drejt Austrisë dhe Gjermanisë. Lajmërimi i Hungarisë vjen të premten në mbrëmje pasi liderët e Bashkimit Europian dështuan të miratonin një plan të mbështetur nga Hungaria, për të dërguar forca pqë që të parandalojnë emigrantët të arrijnë Greqinë.
Kufiri, i riforcuar me gardh me tela, u mbyll rreth mesnatës. Një grup prej disa qindra emigrantësh të cilët kishin arritur afër fshatit Zakany disa minuta para afatit të fundit u lejuan të kalonin. “Mbyllet!” bërtiti një ushtar pasi kaluan refugjatët.
Sigal