Vakte falas me “ushqimet e shëmtuara” në Greqi, apelohet të mos hidhen

455
Shumë perime dhe fruta hidhen për shkak të pamjes dhe formës së jashtme të shëmtuar, ndërsa në Greqi me këto produkte janë përgatitur vakte falas për mijëra athinas.
Në kuadër të nismës globale “Ushqimi 5000” në shenjë sensibilizimi janë përdorur 1.5 ton perime të cilat ishin planifikuar për t’u hedhur.
Me këto gatime është përcjellë mesazhi që këto produkte edhe pse të shëmtuar në pamje, në gatimin e tyre janë të shijshme dhe cilësore.
Në një deklaratë për mediat kryebashkiaku i Athinës Georgios Kaminis theksoi se këto ushqime duhet të jenë në treg me cmim të ulët për shtresat në nevojë.
“Ka kaq shumë ushqime që hidhen, ndërsa ka kaq shumë njerëz që kanë nevojë për to, sidomos në këto kohë kur kemi edhe problemin e refugjatëve këtu në Athinë”, u shpreh Kaminis.
Kjo sasi e produkteve të shëmtuar në pamje përbën një të tretën e prodhimit buqësor që shkon dëm jo vetëm nga supermarketet por edhe nga vetë konsumatorët.
Organizatorët e këtij eventi thanë se këto ushqime që hidhen mund të ndihmojnë mijra famije dhe emigrantë të cilët nuk kanë ekonomi të shëndoshë në familjet e tyre.
Kjo nismë është përkrahur nga shumë qytetarë të cilët përgjithësisht janë shtresë në nevojë apo pensionistë.
Sigal