Vajza tregon arsyen prekëse pse i ati i saj ka veshur për 20 vite rresht të njëjtën bluzë

460
Zbulimi i një vajze nga Japonia se pse babai i saj ka veshur të njëjtën bluzë për 20 vite rresht ka prekur zemrat e të gjithëve.

Ria, 24-vjeçare, ndau online arsyen e të atit duke postuar foto të tij, i cili mban veshur një bluzë të shkurtër polo ngjyrë jeshile, që e përdor prej dy dekadash.

Në foton e fundit që gjeti nga muaji i mjaltit të prindërve të saj, Ria pa që i ati kishte veshur bluzën me të cilën ajo ishte mësuar ta shohë çdo ditë të jetës së saj.

E ëma e Rias vdiq rreth 18 vite më parë, dhe për këtë arsye i ati që prej vdekjes së bashkëshortes ka preferuar të mbajë të veshur bluzën me të cilën ishte për muaj mjalti me të.

“Nuk e dija që kjo bluzë polo e vjetër, kishte kaq kuptim për të,” tha Ria në një intervistë.
Sigal