Vajza pajton vrasës me pagesë për ta ekzekutuar

700
Joseph Michael Lopez, një 22 vjeçar nga Kolorado është akuzuar për vrasjen e 19-vjeçares Natalie Marie Bollinger. 
Lopez i tha policisë se e qëlloi pasi iu përgjigj reklamës së saj Craigslist, ku vajza kishte kërkuar një vrasës me pagesë që ta vriste atë.
Para vrasjes Lopez tha se u përpoq ta largonte atë nga ideja e vetëvrasjes sipas një deshmie të marrë nga NBC News. Pasi nuk arriti t’i ndryshojë mendjen, u zhvendosën me një makinë dhe u ndalën në anën e rrugës, Lopez u gjunjëzua në tokë pranë Bollinger dhe e qëlloi atë një herë pas koke me një armë zjarri 9 mm .
I akuzuari tha se përdori një armë që Bollinger i dha, të cilën ajo tha se mund të mbante si pagesë.
Trupi i Bollinger, e cila ka jetuar në Broomfield, u gjet më 29 dhjetor 2017 në një zonë të Adams County, në lindje të Boulder, tha policia e Broomfield. Lopez u mbajt në paraburgim, me dyshimin për vrasje të shkallës së parë .
Hetuesit thanë se Lopez u tha atyre se ishte duke shfletuar seksionin “Gratë kërkojnë burra” në Craigslist kur vuri re në një postim me titullin “Dua të vras veten time”.
Lopez tha se iu përgjigj reklamës sepse kishte vuajtur nga depresioni dhe mendimet vetëvrasëse kur ishte në shkollë të mesme dhe mendonte se mund të ndihmonte.


Sigal