Vajza mbyti nënën me qese,rrezikon burgim të përjetshëm

170

Një 46-vjeçare vazhdon të qëndrojë në paraburgim nën akuzën e vrasjes së nënës së saj.

Gruaja nga Shkupi akuzohet se mes 1 dhe 2 gushtit ka vrarë nënën e moshuar. Vrasjen makabre ajo e ka kryer në shtëpinë e tyre të përbashkët në Taftaligje. Vajza ia ka zënë frymën me duar nënës, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoninë Veriore.

Disa orë më vonë, vajza është paraqitur vetë në polici, duke thënë se ka vrarë nënën. Gruaja nga Shkupi tha policëve se arsyeja e vrasjes së nënës ishte një mosmarrëveshje financiare.