Vajza e inxhinierit të Apple shpërndan videon e iPhone X, babai hiqet nga puna

414
IPhone X, modeli i ri i Apple pritet të dalë në treg në 3 nëntor, por në rrjet që tani janë shfaqur foto dhe filmime nga modeli. Një prej këtyre videove është bërë një çështje e nxehtë, pasi ajo që e ka nxjerrë është pikërisht vajza e një inxhinjeri të Apple.
Kompania e ka hequr menjëherë nga puna punonjësin e saj dhe sipas asaj që tregon vajza, Apple e fajëson që ka thyer rregullat e brendshme të kompanisë.
Inxhinieri është justifikuar duke deklaruar se videoja ishte hedhur në YouTube nga e bija, pas vizitës së vajzës në kampusin ku ai punonte.
Apple ende nuk ka dhënë asnjë koment dhe as nuk është përgjigjur me ndonjë koment.
Sigal