Ushtria turke rrethon rajonin Afrin, çfarë po ndodh në veri të Sirisë

540
Ushtria turke dhe aleatët rebelë kanë rrethuar rajonin Afrin në veri të Sirisë, kanë njoftuar forcat e armatosura turke të martën, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në ofensivën turke kundër luftëtarëve kurdë rreth kufirit jugor, transmeton Reuters.
Turqia ka nisur operacionin e saj në veri të Sirisë rreth dy javë më parë me qëllim të largimit të kurdëve të Sirisë nga kufiri turk.
Turqia i konsideron anëtarët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG), si grup terrorist dhe të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Forcat kanë rrethuar Afrinin dhe kanë pushtuar “zonat me rëndësi kritike”, në këtë rajon, ka njoftuar ushtria përmes një deklarate.
Të hënën, zëdhënësi i qeverisë turke ka thënë se forcat e armatosura kanë fituar kontrollin e më shumë se gjysmës së zonës dhe kanë premtuar se do të pastrojnë vendin nga militantët.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë javën e kaluar se forcat turke kanë rrethuar Afrinin dhe janë afruar në qytet, por një zëdhënës i YPG-së më vonë ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se rajonet që pretendohet të jenë nën kontrollon turk janë ende zona të luftimeve.
Që nga fillimi i ofensivës, Turqia ka kërcënuar kalimin e operacionit ushtarak në Manbixh, për të larguar kurdët e Sirisë nga gjatësia e kufirit të saj.
Kërcënimet e vazhdueshme të Turqisë për ta kaluar operacionin në Manbixh kanë shkaktuar komplikime me Shtetet e Bashkuara, të cilat trupa ushtarake në këtë zonë.
Shtetet e Bashkuara po ashtu e kanë mbështetur YPG-në në luftimet kundër grupit militant, Shteti Islamik.
Ky hap amerikan pati zemëruar Ankaranë.
Sigal