Ushtria ruse përfundon serinë e tretë të bombardimeve masive kundër ISIS-it

441
Ushtria ruse njoftoi se kishte kryer sot një seri të tretë bombardimesh masive kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik në Siri, ku Moska ka ndërmarrë që prej 30 shtatorit një fushatë sulmesh ajrore. “Sot, aviacioni rus realizoi serinë e tretë të bombardimeve kundër grupeve të armatosura të paligjshme në territorin sirian”, theksoi Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë.
“Rreth orës 13:40 dhe 14:30 GMT, një grup avionësh bombardues strategjik me rreze të gjatë veprimi Tu-22 realizoi një sulm të përqendruar në gjashtë objektiva në provincat Raqa (verilindje) dhe Deir Ezzor (lindje), veçanërisht në refineritë e naftës përdorur nga terroristët, një depo municionesh dhe një uzinë për prodhimin e mortajave”, thekson komunikata.
“Të gjithë objektivat e të shënjestruara nga këto sulme janë shkatërruar”, sipas të njëjtit burim. Shteti Islamik kontrollon pjesën më të madhe të fushave të naftës në Siri, veçanërish në provincën e Deir Ezzor.
Sigal