Ushtria izraelite vret dy palestinezë gjatë bastisjes në një kamp refugjatësh

441
Dy palestinezë janë vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur gjatë një bastisje të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve në qendrën e Bregut Perëndimor. Ahmed Jahajha, 21 vjeç dhe Hikmet Hamdan, 29, u qëlluan për vdekje nga forcat izraelite përpara agimit të së mërkurës. Brenda kampit, trupat izraelite bastisën një qendër mjekësore lokale dhe u përleshën me të rinjtë.

Një zëdhënes i ushtrisë izraelite konfirmoi vdekjet, duke shtuar se Hamdan u qëllua për vdekje teksa ecte me makinë drejt ushtarë izraelitë gjatë një aksioni arrestimesh e konfiskime armësh në kampin e refugjatëve. Duke folur për Al Jazeera, zëdhënësi izraelit tha se tre ushtarë izraelitë ishin plagosur lehtë gjatë incidentit dhe u transportuan në spitalin më të afërt. Tensionet kanë shpërthyer mes dy vendeve muajt e fundit, ndërkohë që palestinezët vazhdojnë të protestojnë ndaj pushtimit të vazhdueshëm të Izraelit.
Sigal