Ushtria e Kosovës, Haradinaj: Kush nxit destabilitet do të marr “faturën”

456
Sigal

Pas miratimit të ligjit për krijimin e ushtrisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj dha mesazhin e qartë për të gjithë ata që nxisin destabilitet.

Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se Kosova do të bëhet me Ushtri dhe do të jetë pjesë e NATO-s.

“NATO është një vendimmarrës serioz. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Jemi në bashkëpunim edhe me vendet tjera të rëndësishme të NATO-s. Procesi i mandatimit të Ushtrisë është me peshë. Dallimi është vetëm ndërrimi i emrit. Mos keni dilema. Jemi thellë të bindur, 17 institucione të sigurisë së Kosovës ishin pjesë e një organizimi të KFOR-it që isha dje. Ne jemi pjesë e NATO-s. Edhe në lexim të dytë do të kaloj. Ne do të bëhemi me ushtri. Ideja e korrigjimit ka vdekur. E dëgjuat dhe ambasadorin siç është shpreh. Nuk mendoj që shpërblehet dhuna apo incidentet. Cilido që e bën atë do ta merr faturën. Vetëm ata që e përkrahin stabilitetin në vend kanë me dal të fituar. Nëse dikush e nxit ndonjë incident me siguri ka me marr ndonjë faturë në fund”, -tha Haradinaj.