Ushtria e Kamerunit: Kemi vrarë rreth 100 militantë të Boko Haramit, liruam 900 pengje

458
Ushtria e Kamerunit ka bërë të ditur sot se e ka goditur rëndë grupin terrorist Boko Haram, duke lënë të vdekur rreth 100 militantë dhe duke liruar rreth 900 pengje. Kjo goditje është bërë gjatë një aksioni që ka zgjatur tri ditë, në fund të javës së kaluar. Ministri i Mbrojtjes, Joseph Beti Assomo, tha sot se operacioni special është marrë në zonën kufitare me Nigerinë dhe i njëjti ka zgjatur nga 26 deri më 28 nëntor.

I njëjti ka bërë me dije se pervec lirimit të 900 pengjeve dhe vrasjes së rreth 100 militantëvë, ushtria ka kapur një sasi të madhe të armëve dhe municionit që po mbaheshin nga grupi militant. Meritat për këtë sukses, ministri Assomo, ua ka lënë forcave të sigurisë në Kamerun, ushtrisë së Nigerisë dhe forcës shumkombëshe të themeluar për ta luftuar Boko Haramin. Pervec qeverisë së Kamerunit, për shkak të pranise së dobët të mediave në atë zonë, ende askush nuk ka publikuar të dhëna në lidhje me aksionin kundër Boko Haramit
Sigal