Ushtria amerikane stërvitje të përbashkët ajrore me Serbinë

497
Me kërkesë të qeverisë së Serbisë, një grup i pjesëtarëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, këtë javë do të marrin pjesë në ushtrimet ushtarake ajrore të përbashkëta me Serbinë.
Ushtrimi Shqiponja e Dyfishtë fillon pasnesër në aeroportin e Batajnicës në Beograd, shkruan rel.
Ky ushtrim synon forcimin e raporteve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe për të kontribuar në sigurinë rajonale, kanë thënë zyrtarë të Komandës Evropiane të ushtrisë amerikane.
Sigal