Ushtarëve me shqiponjë u marrin celularët, ja sa vite burg rrezikojnë

462
Rrezikojnë dënimin me burg 7 ushtarët grekë me origjinë shqiptare, që janë fotografuar brenda një reparti ushtarak në Mesologji të Greqisë, teksa krijojnë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqiponjës dykrenare.
Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë, Panos Kamenos ka kërkuar që ushtarët të dënohen si askush më parë, për të shmangur përsëritjen e gjesteve të tilla në mënyrë të organizuar, raporton.
“Ekziston një plan më i gjerë i ringjalljes së nacionalizmit shqiptar”, që sipas ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamneos, u shpreh së fundmi edhe me deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për çamët. Ai e ka cilësuar foton e rekrutëve të rinj si akte antigreke dhe nacionaliste dhe ka theksuar se, “kush nuk ndihet grek, le të kthehet në atdheun e tij”.
Ndërkaq, rekrutëve u janë konfiskuar edhe celularët dhe me një urdhër urgjent të kësaj ministrie, do të dërgohen në regjimentin e Janinës, ku dhe do të mbahen nën mbikëqyrje gjatë ditëve të ardhshme.
Ata rrezikojnë të dënohen deri në 5 vjet burg, nën akuza të propagandës antikombëtare dhe aktivitetit antikombëtar.
Ende nuk dihen nëse ata ndodhen të arrestuar, apo nën monitorimin e eprorëve të tyre në ambientet e repartit.
Sigal