Ushtarët me shqiponjë, ministri grek i Mbrojtjes: Kush nuk ndihet grek, të kthehet në vendin e tij

501
Pas fotos të ushtarëve shqiptarë me shqiponjë nw kampin e ushtarëve në Greqi ka reaguar ministri grek i Mbrojtjes.
Në një vizitë në qendrën e trajnimit të rekrutëve në Missolonghi, Kamenos ka dënuar veprimin e ushtarëve shqiptarë dhe ka kërkuar hetimin dhe dënimin e rekrutëve. 
“Ngjarje të tilla nuk do të tolerohen në Forcat e Armatosura dhe për këtë është urdhëruar një hetim i detajuar, me mandat për të shqiptuar dënime të rrepta mbi rekrutët,” tha Ministri i Mbrojtjes, i cili ka kërkuar dënime të ashpra për ushtarët.
Ai fajësoi PASOK dhe kryeministrin Simitis për dhënien e shtetësisë greke për shqiptarët, që sipas tij është dhënë masivisht, pa kontroll dhe vetëm për qëllime elektorale.
Sigal