Urdhri për dëbim nga Italia, emigrantët bëjnë rezistencë, përleshen me policinë në mes të Romës

754
Dhjetëra emigrantët në Itali janë përleshur gjatë ditës së sotme me policinë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qendër të Romës, pasi emigrantët nuk kanë pranuar të largohen nga sheshi pavarësisht urdhrit për dëbim.
“Tgcom” shkruan se emigrantët kanë hedhur gurë dhe shishe në drejtim të policisë, ndërkohë që kjo e fundit ka përdorur kundër turmës pompat e ujit me qëllim që t’i shpërndante ata.

Po ashtu, mediat italiane raportojnë se që prej të shtunës rreth 100 emigrantë kanë bllokuar sheshin, teksa policia dëboi qindra emigrantë, pjesa më e madhe nga Afrika, jashtë një ndërtese qeveritare. Vendimi i policisë për të ndërhyrë erdhi pas informatave se refugjatët në shesh kishin planifikuar të përdornin bombola gazi.
Sigal