Urdhri i Trump – Hawaii do të sfidojë në gjykatë urdhrin e ri të ndalimit të udhëtimit

486
Shteti amerikan i Hawaiit ka paraqitur sfidën e parë gjyëqsore për urdhrin e ri ekzekutiv të presidentit Donald Trump, për ndalimin e përkohshëm të refugjatëve dhe vizitorëve në SHBA nga gjashtë shtete me shumicë myslimane.

Hawaii ka thënë se do të kërkojë ndalim të përkohshëm të urdhërit më 8 mars.

Shtëpia e Bardhë këtë javë ka lëshuar urdhrin e ri ezekutiv, që zëvendëson urdhrin origjinal të presidentit Donald Trump të 27 janarit.

Në urdhërin e ri, vazhdohet ndalimi prej 90 ditësh i udhëtimit në SHBA të qytetarëve nga Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Qytetarët nga këto gjashtë vende që kanë viza të vlefshme, lejohen të hyjnë në SHBA.

“Ky urdhër i ri, nuk është asgjë më shumë se sa ‘Ndalim për Myslimanët 2.0’”, ka thënë prokurori i përgjithshëm i Hawaiit, Doug Chin.

“Nën pretekstin e sigurisë kombëtare, ky urdhër ende atakon emigrantët dhe refugjatët. Kjo gjë lë derën e hapur edhe për kufizime të mëtjeshme”, ka thënë ai.

Departamenti i drejtësisë i SHBA-së, ka mohuar këtë gjë, duke thënë se “ne jemi të sigurt se veprimet e presidentit janë të ligjshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe shtetin tonë”
Sigal