Sigal

Të paktën një i vdekur dhe 380.000 persona pa energji elektrike, është bilanci paraprak i shkaktuar nga kalimi i Uraganit Michael në Florida.

Uragani Michael ka prekur tokën në Florida në Panhandle, pranë Panama City.

Stuhia ka arritur pothuajse kategorinë 5, niveli më i fuqishëm, me erëra me shpejtësi më shumë se 249 km/orë.