Uragani Katarina 10 vjet më pas, turistët në New Orleans në muzeumet e uraganit

68
Në këto ditë të fundit të nxehta të gushtit në News Orleans, Sandy Rosenthal është jashtë në diell, për të përshëndetur një autobus të mbushur me turistë.
Sandy mirëpret gjithnjë turistë, vendas apo të huaj, në këtë vend që ajo e ka quajtur tani një muze në ajër të pastër, ku çdokush mund të shohë atë çka la pas uragani i frikshëm Katrina, që përfshiu vendin më 29 gusht të vitit 2005. Dhjetëra vetë nga kjo lagje e News Orleans humbën jetën.
Rosenthal, themeluese e faqes në internet Levees.org, i ka dedikuar kësaj historie gjithë jetën e saj, duke e treguar atë për çdokënd që është kurioz për atë ditë të tmerrshme, pasi përmbytjet pushtuan News Orleans, të shkaktuara nga një stuhi e frikshme e gjeneruar nga uragani Katrina.
Rosenthal: “Njerëzit mbërrijnë në aeroportin “Louis Armstrong” me dëshirën për të kuptuar se çfarë ka ndodhur këtu 10 vjet më parë, edhe pse ka kaluar kaq shumë kohë. Dhe ne jemi të nderuar që ata janë të interesuar sepse të mbijetuarit e asaj tragjedie meritojnë që çdokush të na dëgjojë sesi shpëtuam, faktet tona rreth përmbytjeve. Njerëzit duhet ta dinë se këto dhjetëra vetë janë mbytur për shkak të përmbytjeve jo vetëm të nënës natyrë, por edhe për shkak të dështimit total të inxhinerisë civile që nuk arriti në kohë”.
Ajo fajëson për përmbytjet sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore të ndërtuara nga korporata e inxhinierëve të Shteteve të Bashkuara. Ajo dështoi ta mbrojë News Orleansin.
Sandy thotë se sistemi i vendosur në vitin 2005, përpara përmbytjeve ishte i vjetëruar, i papërshtatshëm dhe i ndërtuar me çmim të ulët.
Rosenthal: “Në rastin e ndërtimit të këtyre argjinaturave, korporata kërkonte thjesht të ruante sa më shumë para. Dhe për të shpëtuar 100 milion dollarë nga buxheti, në vend që të ndërtonin mure mbrojtesë deri në 15 metra, ata i ndërtuan vetëm 5 dhe gjatë Katrinës, sigurisht që të gjitha u shembën në të gjitha anët”.
10 vjet më pas, me një kosto prej 14.5 miliardë dollarësh, sistemi i ri është pothuajse i kompletuar. Ky sistem quhet “Reduktuesi i rreziqeve nga uraganët dhe stuhitë”, i ndërtuar nga po e njëjta korporatë inxhinierësh.
Sistemi i ri është projektuar për të lehtësuar rritjen e fuqisë së stuhive përpara se ajo të hyjë në kufijtë e qytetit.
Muret e reja ndihmojë në bllokimin e rrjedhjes së ujit nga liqeni Borogne dhe liqeni Pontchartrain, përpara se të arrijnë në kanalet kulluese brenda në qytet.
Argjinaturat jane riforcuar. Muret kundër përmbytjeve, 10 vjet pas Katrinës janë më të fortë në këtë gjatësi dhe janë të ndërtuar thellë, për të mos u shembur lehtë.
Stacionet masive të pompimit të ujit tashmë e shtyjnë ujin sipër qytetit, në rast të ndonjë stuhie të madhe shiu.
Koloneli Richard Hansen, është komandanti i Korporatës së Inxhinerëve amerikanë në distriktin e News Orleans. Ai është i trajnuar si inxhinier dhe ushtar. Ai thotë se News Orleans është sot më i mbrojtur se kurrë.
Hansen: “Disa nga ndryshimet që në kemi bërë teksa planifikuam dhe më pas ndërtuam sistemin e ri kundër rrisqeve nga stuhitë dhe uraganët, ishte se ne zhvendosëm më tej uraganin, u siguruam që ky sistem do të na mbronte ndaj çfarëdolloj stuhie për çdo perimetër të qytetit, na lejon të penetrojmë në qendër të qytetit. Ndërtuam të ashtuquajturat mure-T në vend të mureve I. Përdorëm materiale ndërtimi shumë herë më të forta”.
Por uragani Katrina ishte uragani më i fuqishëm ndër qindra e mijëra vite. Ishte eventi i tillë i parë në 400 vitet e fundit, pasojat e të cilit ishin katastrofike.
“Nëse një ngjarje e tillë përsëritet, ujërat do të vërshojnë nëpër rrugët e News Orleans, por sistemi kësaj here do të jetë më i fortë dhe do ta durojë edhe më shumë presionin” , tha komandant Hansen.
Hansen: “Sistemi është dizenjuar dhe ndërtuar dhe sot ekziston, është në vend dhe do të mund të na mbrojë nga stuhitë dhe forca e tyre të paktën për 100 vitet e ardhshme. Nëse një stuhi e përmasave të tilla me intensitet të tillë si Katrina do të na kërcënojë sërish, ndoshta do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, të linjave telefonike por kurrsesi s’do të ketë përmbytje të tilla. Tani kemi kapacitet pompimi shumë më të mirë se në 2005-ën. Dua të qetësoj çdo banor, se ky sistem s’do ti rrezikojë për asnjë çast”.
Hekuri, ndërtimet e reja, sistemi i ri dhe stacionet e reja të pompimit do ta ndihmojnë News Orleans dhe banorët e tij të jetojnë të qetë por edhe mjedisi luan një rol të rëndësishëm.
Doktoreshë Alisha Renfro, është shkencëtare, pjesë e stafit të Federatës Kombëtare Mjedisore dhe drejton një fushatë për mbrojtjen e mjedisit.
Alisha Renfro: “Tokat kodrinore që rrethojnë Luizianën bregdetare janë një komponent shumë i rëndësishëm për mbrojtjen nga stuhitë. Ata veprojnë si një amortizator natyror që ndihmojë në ngadalësimin e fuqisë së stuhisë. Por përgjatë dekadave të fundit, kemi parë humbje tragjike të këtyre tokave. E për këtë shkak, pas zhdukjes së tyre, ne jemi bërë gjithnjë e më vulnerabël e më të prekshëm nga stuhitë e mëdha, uraganeve të tilla si Katrina”.
Duke njohur realisht rëndësinë e zonave kondrinore, në vitin 2007 shteti i Luizianës nisi restaurimin e bregdetit të saj dhe planin mbrojtës, në vlerë 50 miliardë dollarë.
E pas kësaj, si për ironi të fatit, një tjetër tragjedi shkatërrimtare për shtetasit e saj ishte edhe derdhja në det e naftës nga kompania BP në vitin 2010, e që tashmë është bërë pjesë e fondit.
Në korrik, shteti i Luizianës publikoi lajmin se do të marrë shumën e 6.8 miliard dollarë pas një marrëveshje të arritur me BP dhe pjesa më e madhe e këtij fondi do të përdoret pikërisht për të rindërtuar zonat bregdetare.
Alisha Renfro: “Është vërtet një situatë interesante, në të cilën ne përjetuam një tragjedi e cila për çudi na dha më shumë shpresë për të ardhmen. Tani që kemi siguruar paratë, mund të nisim punën dhe kjo është një mundësi shumë e mirë dhe unike. Falë këtij fondi mund të ndihmojmë veten dhe qytetin tonë”.
Uragani Katrina shkaktoi më 29 gusht të vitit 2005, 1833 viktima dhe dëme të vlerësuara në shumën e 151 miliardë dollarë, përfshirë këtu 75 miliard dollarë për shtetin e News Orleans si më i prekuri dhe bregdetin e Misisipit.