Uragani Irma vazhdon drejt Floridas, evakuohen 7 milionë banorë

482
Uragani Irma vazhdon rrugën e tij drejt Florida, pasi ka goditur shumë rëndë Kubën, duke u forcuar dhe duke u rikthyer në kategorinë 4. Në një mesazh në Twitter presidenti Trump ka njoftuar që të gjithë forcat në fushë janë gati.
‘Zoti ju bekoftë të gjithëve’, janë fjalët e tij. Në Kubë pas kalimit të Irmës ka pasur një Blackout total, që ka përfshirë edhe kryeqytetin Havana.
Më shumë se një e katërta e popullsisë së Floridas është prekur nga urdhëri i evakuimit sot, sipas guvernatorit të këtij shteti në juglindje të SHBA-së, që kërcënohet nga stuhia e fuqishme që pritet të prekë Floridan në orët në vijim.
“Shërbimet e shpëtimit të Floridas vlerësojnë se 7 milionë banorë të Floridas kanë marrë urdhërin e evakuimit kundrejt 5,6 milionë që ishte dje në mbrëmje”, shkruan zyra e guvernatorit në një komunikatë.
”Më shumë se 54 000 persona kanë gjetur strehim në rreth 320 strehimet që janë krijuar në gjithë Floridan”, sipas këtyre shërbimeve. 25 persona kanë gjetur vdekjen në Karaibe nga Uragani, më i fuqishmi pas Kaltrinës.
Sigal