Uragani ‘Irma’ gjunjëzon Karaibet, 10 të vdekur. Majami përgatitet për më të keqen

555
Uragani ‘Irma’ ka shkatërruar banesat dhe resortet turistike në Bahamas, Republikën Domenikane dhe ishujt e Karaibeve, ndërsa po i drejtohet Floridas dhe Majemit. Si pasojë e uraganit kanë humbur jetën deri tani 10 persona.
Prej uraganit të kategorisë së pestë, niveli më i lartë i mundshëm, ishulli i vogël i Barbudës është pothuajse i pabanueshëm dhe territori francez i St. Martinit është rrafshuar, pasi erërat që arrijnë me shpejtësinë deri ne 295 km në orë kanë shkatërruar pothuajse 95% të territorit. Ende nuk ka një përllogaritje për dëmet e shkaktuara.
“Është një shkatërrim total. I gjithë ishulli është praktikisht nën ujë. Në fakt, unë mendoj se nga sa paraqitet situata tani, atje zor se mund të banohet më”, tha Gaston Browne, kryeministër i ishullit të Barbudës.
Nuk dihet ende me saktësi ndikimi që mund të ketë “Irma” në tokën kontinentale amerikane. Zyrtarët presin që bregdeti i Floridës, nga ana e oqeanit Atlantik, ose nga ana e Gjirit të Meksikës, të goditet nga stuhia brenda 72 orësh. Gjithashtu zyrtarët kanë thënë se Majemi duhet të përgatitet për më të keqen.
“Majemi duhet të përgatitet për më të keqen. Ne kemi evakuuar njerëzit dhe kemi nevojë për 17 mijë vullnetarë”- tha Guvernatori i Majemit.

C_2_fotogallery_3082367_11_imageC_2_fotogallery_3082367_8_imageC_2_fotogallery_3082367_5_imageC_2_fotogallery_3082367_2_imageC_2_fotogallery_3082367_1_imageC_2_fotogallery_3082367_2_image4401B45F00000578-4860396-image-a-40_15047987272094401A06400000578-4860396-image-a-3_1504797170637
Sigal