Uragani Harvey: Përmbytje “katastrofike”do të godasin Teksasin

441
Teksasi do të goditet nga “përmbytje katastrofike dhe kërcënuese për jetën”, ka paralajmëruar Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara, pasi uragani Harvey po lëviz brenda.

Harvey është stuhia më e ashpër që godet Shtetet e Bashkuara në më shumë se një dekadë – me erëra prej 209 km në orë.

Zona të bregut të Teksasit u goditën për orë të tëra nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyer përpara se erërat të uleshin në kategorinë e parë.

Disa banorë dyshohet të jenë bllokuar në ndërtesat e shkatërruara, ndërkohë që ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Shira të rrëmbyeshëm priten në vijim.

Deri në 101 cm shi mund të bien në disa zona të bregut të mesëm dhe të sipërm të Teksasit, paralajmëroi qendra e stuhive (NHC).

Zonat bregdetare gjithashtu do të përmbyten nga stuhitë gjatë valës së lartë, tha NHC.

Asnjë viktimë nuk është konfirmuar, por zyrtarët vunë në dukje se ekipet e emergjencës nuk mundën të dilnin në shumë zona, për shkak të erërave të forta.

Dje, presidenti Donald Trump tha se kishte nënshkruar një deklaratë federale të fatkeqësive për Teksasin.

Stuhia parashikohet të lëvizë nëpër një brez të gjerë 600 kilometrash të bregdetit të Teksasit.
Sigal