Uragani ‘Gordon’ godet SHBA-në, mijëra njerëz mbeten pa energji elektrike

596
Sigal

Stuhia tropikale Gordon nuk u transformua në uragan, por ka goditur pjesën perëndimore të kufirit mes Alabamës dhe Missisipit, duke lënë pa energji mijëra familje.
Sipas qendrës kombëtare të uraganeve stuhia, që deri tani ka regjistruar erëra me shpejtësi deri në 110km/orë, duhet të ulë intensitetin nesër, teksa kalon Mississippin, Louisianan dhe Arkansas.

Më shumë se 27 000 persona mbi të gjitha në Alabama dhe Florida kanë mbetur pa energji elektrike, teksa stuhia po i afrohet brigjeve, një numër që është rritur shume shpejt në orët e fundit, kur Gordon ka prekur tokën.