Universiteti i Gjilanit mbylli konkursin për pranimin e studentëve të rinj

595
Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” kanë aplikuar rreth 2 mijë maturantë deri në ditën e sotme, kur edhe është mbyllur konkursi, njoftoi Universiteti.Në bazë të statistikave, ne të gjitha fakultetet interesimi është mjaft i madh, por fakulteti më i preferuar vazhdon të mbetet ai i Edukimi Universiteti, sipas konkursit për vitin akademik 2015-2016, do të regjistrojë 1530 studentë, prej të cilëve 1350 studentë të rregullt dhe 180 studentë me korrespondencë. Në kuadër të këtij numri do të përfshihen edhe studentët e Luginës së Preshevës. Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan, ka thënë se procesi i aplikimit ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik. “Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, është administruar në mënyrë efikase. Nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsi në procesin e pranimit të aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik – online”, tha Sadriu. Provimet pranuese në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan do të mbahen më 20-21. 07.2015, ora e mbajtjes së provimit pranues dhe salla do të shpallet në web faqen e universitetit www.uni-gjilan.net më datë 18.07.2015, kurse më 22 korrik 2014 shpallen rezultatet. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me 23-24 korrik, thuhet në njoftim./
Sigal