UNICEF:13 milionë fëmijë kanë braktisur shkollën në Lindjen e Mesme

401
UNICEF njofton se rreth 13 milionë fëmijë kanë mbetur pa shkollë në vende të ndryshme të Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut, kjo për shkak të konflikteve të armatosura dhe tensioneve politike në këto vende. UNICEF ka publikuar një raport të quajtur “Arsimi nën zjarr” dhe fokusohet te ndikimi që kanë aktet e dhunës mbi fëmijët dhe mbi sistemin arsimor në nëntë vende të cilat janë prekur direkt apo indirekt nga dhuna. Sulmet mbi shkolla dhe mbi infrastrukturën arsimore, ndonjë herë në mënyrë të qëllimshme, janë disa prej arsyeve që shumë fëmijë nuk shkojnë në shkollë në Siri, Irak, Jemen dhe Libi, ku rreth 9000 shkolla janë të mbyllura ose të dëmtuara, të shkatërruara ose të cilat përdoren si strehe për civilët. Faktorë të tjerë përfshijnë frikën që detyron mijëra mësues të braktisin detyrën e tyre, ose faktin që prindërit nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për shkak të asaj që mund tu ndodhë atyre gjatë rrugës ose ne ambientet e shkollës. Në Jordani, Liban dhe Turqi, më shumë se 700.000 fëmijë refugjatë nga Siria nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollë për shkak se infrastruktura e mbingarkuar e arsimit kombëtar nuk mund të përballoje ngarkesën shtesë të nxënësve të ardhur” nënvizon UNICEF.
Sigal