UNHCR: Rreth 40 migrantë janë zhdukur në det

430
Ekziston frika se rreth 40 migrantë janë fundosur në ujë pasi që barkat e gomës me të cilat tentuan të vijnë në Evropë janë fundosur afër ishullit në Libi, ka deklaruar UNHCR.
“Kolegët e mi kanë itervistuar të mbijetuarit të cilët kanë arritur këtë pasdite në Sicili dhe ata kanë thënë se 35 deri 40 njerëz janë zhdukur në det”, ka thënë zëdhënësi i UNHCR-së në Itali Federico Fosi, transmeton AFP.
Sipas të dhënave të organizatës ndërkombëtare për migracionin rreth 150 mijë migrantë gjatë këtij viti kanë ardhur në Evropë përmes detit.
Sigal