UNHCR: Maqedonia do të përballet edhe me një valë të emigrantëve

437
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Refugjatëve ka paralajmëruar një valë të re të refugjatëve ku 3000 persona të tjerë do të vërshojnë drejtë Maqedonisë. Melissa Fleming, komisionere e lartë në OKB, ka thënë se 3000 persona të tjerë do të vërshojnë drejt Maqedonisë si pasojë e luftës dhe dhunës në Siri dhe Irak.
Në një konferencë për media në Gjenevë, ajo ka siguruar se Bashkimi Evropianë do të angazhohet që shpërndarja e azilkërkuesve të bëhet në mënyrë të barabartë, raporton Reuters, transmeton Express.
“Unë me të vërtetë besoj se në qoftë se janë marrë masat e duhura, Evropa mundë ta përballojë këtë”, ka shtuar Fleming. Ajo ka shtuar se është nevojë urgjente për një përgjigje nga Bashkimi Evropian. Sipas shifrave zyrtare të UNHCR, numri i refugjatëve sirianë arrin shifrën mbi 4 milionë.
Më shumë se 1 milion gjenden në Liban, gjysmë milioni në Jordani, 250 mijë në Irak, përafërsisht 2 milionë në Turqi dhe më shumë se 100 mijë në Egjipt
Sigal