UNESCO i shpall luftë ISIS për qytetin antik sirian

66
“Shkatërrimi i qytetit antik sirian të Palmiras nga ISIS-it, do të jetë një humbje e madhe për njerëzimin”. Kështu deklaroi sot drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova.
“Palmira është një zonë e jashtëzakonshme e trashëgimisë botërore në shkretëtirë dhe shkatërrimi i saj do të jetë jo vetëm një krim lufte, por edhe një humbje e madhe për njerëzimin”, theksoi Bokova.
Ajo i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së, liderëve politikë dhe atyre fetarë që ta mbrojnë këtë qytet. ISIS-i mori sot kontrollin e plotë të Palmiras në shkretëtirën siriane.
E ndodhur 210 kilometra në verilindje të Damaskut, e ashtuquajtura ”perla e shkretëtirës”, Palmira ishte një oaz që shërbente si pikë kalimi për karvanet mes Gjirit dhe Mesdheut si edhe udhëkryq i civilizimeve antike.