Ukrainë, përleshje mes policisë dhe protestuesve për reformën për autonomi

496
Përleshje të mëdha kanë shpërthyer mse protestuesve dhe policisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ndërsa deputetët dhanë mbështetjen e tyre ndaj reformave për autonomi më të madhe në lindje të vendit.
Të paktën 10 policë janë lënduar nga dhuna kur demonstruesit u përpoqën të çanin gardhin rreth e qark parlamentit.
Gjatë një seance të zhurmshme parlamentare në Ukrainë, deputetët votuan për të miratuar më shumë kompetenca në zonat e Doneskut dhe Luhanskut, që ndodhen nën kontrollin e rebelëve pro-rusë.
Rebelët dhe forcat ukraihanase ranë dakord javën e kaluar për t’i dhënë fund përshkallëzimit të dhunës më 1 shtator, ditën që fëmijët nisin shkollën.
Edhe pse numri i shkeljeve të armëpushimeve ka rënë ditët e fundit, një zyrtar i lartë i OSBE-së në misionin monitorues në Ukrainë, Alexander Hug, paralajmëroi se asnjë nga të dyja palët nuk po respekton armëpushimin.
“Shkeljet janë kthyer në normë,” tha ai për mediat zviceriane.
Një reporter i AFP tha se kishte parë dhjetra njerëz të mbuuar në gjak pas një shpërthimi të fortë jashtë parlamentit të Ukrainës.
Sigal