Ukraina hap historik, ndryshon përfundimisht kursin e politikës së jashtme

527
Ukraina ka vendosur zyrtarisht anëtarësimin në NATO si një objektiv kyç të politikës së jashtme, duke përmbysur statusin e deri më tanishëm të vendit të “pa angazhuar” të miratuar nga qeveria e mëparshme.

Ndryshimet në ligjin kryesor të Ukrainës që lidhet me sigurinë janë nënshktruiar nga Presidenti Petro Poroshenko të enjten dhe zyrtarisht hyri në fuqi të dielën.

Amendamenti, i cili u botua në gazetën zyrtare të Ukrainës “Rada Golos Ukrainy” (Zëri i Ukrainës), e bën hyrjen në “sferën e sigurisë euroatlantike … me qëllim që të bëhet anëtare e Organizatës së Atlantikut Verior” si prioritet kryesor.

Poroshenko, i cili ka udhëheq vendin që prej rrëzimit nga pushteti të presidentit pro rus Viktor Janukoviç në vitin 2014, shkroi në Facebook se “rrjedhja e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO, tani është e qartë si një nga prioritetet kryesore për politikën e qeverisë”.

Ky ndryshim u mbështet nga 276 prej 450 ligjvënësve në Rada Verkhovna më 8 qershor. Autorët e draftit pohuan se anëtarësimi në NATO do të ndihmojë Ukrainën “të forcojë sigurinë kombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial” dhe “të ndalojë agresionin rus”.

Para vitit 2014, Ukraina ishte e angazhuar për një status jo të përafërt, që do të thotë se vendi ishte abstenues për t’u përfshirë në aleanca ushtarake.

Megjithatë, gjërat ndryshuan në mënyrë dramatike pas rrëzimit të qeverisë pro-ruse në atë që Rusia e konsideroi “grusht shteti”, teksa qeveria e re ndërmori një kurs pro-perëndimor me mbështetje të fuqishme të administratës Obama.

Rrëzimi i qeverisë solli më pas një luftë të përgjakshme në pjesën lindore të vendit që u ka marrë jetën të paktën 10 mijë personave. Rusia më vonë aneksoi Krimenë, një vend i vogël por dalje në det. Ukraina dhe mbështetësit e saj perëndimorë kanë akuzuar Rusinë për mbështetjen e rebelëve dhe shkeljen e sovranitetit të Ukrainës.
Sigal