“UFO” në Afrikën e Jugut, pamjet mahnitëse tregojnë retë lentikulare, që habisin banorët

469
Banorët e qytetit Cape Town janë tmerruar pak ditë më parë nga “UFO-t” që pushtuan qiellin afrikan. Ata përhapen panik dhe në rrjetet sociale teksa postonin foto dhe shkruanin se UFO-t po i zaptonin. Por meteorologët janë shprehur se fenonomeni që ka trembur banorët nuk është gjë tjetër veçse një grumbull resh që formohen kur era të forta fryjnë në terrene të ashpra dhe të larta.

Eksperti Derek Van Dam është shprehur për CNN se ato janë re të zakonshme dhe quhen ndryshe re lentikulare. Spektakli natyror ndodhi në 8 nëntor duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithë mediave dhe rrjeteve sociale.
Sigal