Udhëtonte me pasaportë britanike falso, arrestohet 27-vjeçari nga Afganistani

507
Një i ri nga Afganistani është arrestuar në flagrancë nga policia kufitare në Kakavijë teksa udhëtonte me një pasaportë falso.

Në pranga ka rënë Ahmad Mansour, 27 vjeç, banues në Afganistan.

Policia bën me dije se “në P.K.K.Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipërisë ky shtetas ka paraqitur një pasaport të Mbretërisë së Bashkuar, e cila pas verifikimeve të bëra dyshohet se është e falsifikuar (pasaporta i përket një shtetasi tjetër dhe ka fotografi tjetër)”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”.
Sigal