Uashingtoni: Inspektimet në centralet bërthamore iraniane duhet të vazhdojnë

521
Shtëpia e Bardhë kërkon që inspektimi i centraleve bërthamore iraniane të vazhdojë, pavarësisht tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, njoftuan sot zyrtarë amerikanë.
“Ne presim që Irani të vazhdojë të aplikojë Protokollin Shtesë dhe të bashkëpunojë me IAEA-në (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike), mbetet ose jo në fuqi marrëveshja”, theksoi një përgjegjës i lartë qeveritar, duke iu referuar protokollit shtesë të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore.
Një tjetër përgjegjës konfirmoi dje se Uashingtoni kërkon të ruajë inspektimet, 

Gjatë një takimi dje në mbrëmje në Indiana (veri), Trump vlerësoi se inspektime të thella janë të nevojshme.
Sigal