U tha se u vra në Kiev, gazetari rus shfaqet i gjallë në një konferencë për shtyp

521
Sigal

Gazetari rus që u raportua një ditë më parë se është vrarë në banesën e tij në Kiev është gjallë. Kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës tha se gazetari rus dhe kritiku i Kremlinit, Arkady Babchenko, është ende gjallë, një ditë pasi autoritetet ukrainase njoftuan se ai është vrarë nga një person i armatosur në apartamentin e tij në Kiev, raportojnë mediat e huaja.

Kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës tha se kishte ishte informacion rreth një planifikimi për vrasjen e gazetarit dhe është vepruar për të prishur komplotin.

“Dua të falenderoj familjen e tij dhe të gjithë ne dhe të përgëzoj Babchenko për ditëlindjen e tij të tretë”, tha Sergej Gritsak, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, në një postim në rrjetet sociale.

Babchenko po ashtu është shfaqur pasditen e sotme në një konferencë shtypi në televizionin ukrainas dhe u kërkoi falje njerëzve, shkruan The Guardian.