U sekuestrohet kokainë e kanabis, arrestohen 5 shqiptarë

474
Sigal

Guardia di Finanza e Veronës ka arrestuar 5 persona, të gjithë me origjinë shqiptare, të cilët akuzohen për trafik droge.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe 9 kilogramë drogë, kokainë dhe kanabis.

Në pranga u vunë shtetasi me iniciale  L. E., 31 vjeç, G. L., 40 vjeç, A. M., 32 vjeç, U. E., 33 vjeç dhe B. B., 37 vjeç.

Hetimet kishin nisur në muajin mars pas arrestimit të një shpërndarësi droge me 100 gramë kokainë. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dhjetëra celularë e dy makina.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.