U hodh nga kati i gjashtë për t’i shpëtuar përdhunuesit, arrestohet modelja

653
Një modele është në paraburgim për shkak se u hodh nga kati i gjatë i dhomës së hotelit për ti shpëtuar një burri që ishte përpjekur për ta përdhunuar e vrarë.
Ekaterina Stetsyuk theu shtyllën kurrizore kur i mbjetoi për mrekulli rënies nga kati i 6-të pasi refuzoi që të kryente marrëdhënie seksuale më një burrë.
Nëna e 22-vjeçares pohoi se modeles iu ishte vendosur thika në fyt nga një biznesmen amerikan.
Por ‘përdhunuesi’ ka bërë një kundërpadi ndaj saj, duke i thënë policisë se ka qenë Ekaterina që e ka sulmuar dhe ai po mbronte veten.
Tashmë 22-vjeçarja është arrestuar.
Mikja e saj Irina Grossman tha: “Për të shpëtuar jetën dhe dinjitetin e saj, u hodh nga kati i gjashtë. Ishte një mrekulli që ajo mbijetoi. Shtylla e saj kurrizore është dëmtuar, disa vertebra i janë thërmuar. Ajo nuk mund të ecë apo të lëvizë, por mjekët kanë dhënë shpresa për shkak se kroda e palcës kurrizore është e paprekur.”
Sigal