U dështon plani për Itali, çfarë bënë dy trafikantët në Velipojë me 50 kilogramët e drogës

502
Një gomone me 50 kilogramë kanabis sativa është djegur dhe është braktisur në plazhin e Velipojës. Kjo sasi droge është gjetur në orët e mbrëmjes të së shtunës në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, fshati Rrjoll, Velipojë. 

Kanë qenë shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Lezhë që kanë konstatuar një mjet lundrues që lëvizte në afërsi të bregut të detit.

Sipas policisë rreth 100 metra në të dy krahët përgjatë bregut të detit ku po digjej gomonia u konstatua lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa e shpërndarë në mënyrë të çrregullt, me peshë 50 kilogramë.

Mjeti rezultoi një gomone rreth 6 metra e gjatë. Po kështu nga ana e policisë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një bidon plastik me rreth 10 litra benzol, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Gomonia me sasinë e drogës që ishte e gatshme për treg është dërguar në postën policisë në Velipojë nga ku janë bërë edhe hetimet e mëtejshme.
Sigal