U dashurua me një djalë, fshati lidh 18 vjeçaren dhe e dhunon

537
Sigal

Një adoleshente myslimane është lidhur në një pemë dhe dhunuar nga vetë familja e saj në Indinë verilindore.

Siç shkruan Dailymail vajza është dënuar pasi u largua me të dashurin e saj hindu. 18 vjeçarja ende e paidentifikuar, raportohet nga mediat vendase që kishte dalë kundër dëshirave të familjes së saj, duke u lidhur me një besimtar jo mysliman.

Pasi ndoqën çiftin e ri, familja e lidhi vajzën dhe e rrahu për rreth 4 orë. Mësohet se çifti ishte larguar për t’u martuar, por shumë shpejt familja e gjeti vajzën pasi kontaktoi të dashurin e saj sipas raportimeve. Më pas këshilli i fshatit urdhëroi që vajza të dënohej për mosrespektim të komunitetit.